Rahoveci 029 merr fitore të madhe ndaj Vëllaznimit, largohet nga zona e rrezikut
Rahoveci 029 ka marrë një fitore të madhe në “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ata mposhtën Vëllaznimin me rezultat 63-67, duke kërcyer nga fundi i tabelës dhe nga zona e rrezikut.
“Heroi” i Rahovecit ishte Kentrell Pullian, i cili shënoi 15 pikë me 8 reboundsa dhe 2 asistime.
Rahoveci 029, është aktualisht në vend të 6-të me 35 pikë, një më shumë se Vëllaznimi në vend të parafundit./IndeksOnline/

