Rahoveci e “dridh” merkaton, zyrtarizon tre basketbollist përnjëherë

Klubi i Rahovecit pasi u bë me bord të ri, tashmë ka filluar me transferime.
Sot, “Vreshtarët” kanë zyrtarizuar tre basketbollistë përnjëherë, transmeton Indeksonline.
Fisnik Juniku, Edmond Kryeziu dhe Sami Hajzeri do të zbarkojnë në “Mizahir Isma” këtë sezon
Njoftimi i plotë i Rahovecit:
Fisnik Juniku, Edmond Kryeziu e Sami Hajzeri zbarkojnë në “Mizahir Isma”
Pas një viti të kaluar jashtë Rahovecit, Juniku rikthehet aty ku e mbështetën më së shumti.
Kryeziu ndërkaq, shkëlqeu me Ponten sezonin që shkoi, njëjtë si edhe Hajzeri te Feronikeli.
Ata do t’i ndihmojnë skuadrës drejt arritjes së objektivave, bashkë me basketbollistët tjerë që do të zyrtarizohen ditëve në vijim.