Rahoveci humbi por amerikani, Davis shkëlqeu

Rahoveci u mposhtë nga KB Peja në ndeshjen e sotme në kuadër të finales së Kupës së Kosovës.
Mirëpo përveq kësaj humbje basketbollisti i Rahovecit, Darel Davis u tregua fantastik, duke e vërtetuar edhe një herë që është një basketbollist i nivelit të lartë.
Davis në takimin e sontëm shënoi 33 pikë po ashtu ai e kishte rikthyer në lojë skuadrën nga disavantazhi i madh.
Përveq kësaj edhe loja që ka bërë në mbrojtje nga Devis ishte për tu mbajtur në mend.
Andaj nuk është e rastësishme që Davis vlerësohet si një nga basketbollistët më të mirë të ligës./Indeksonline/.