75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Rahoveci mposht Prishtinën për herë të tretë këtë edicion

Prishtina është mposhtur nga Rahoveci me rezultat 70-57, (17:4, 16:13, 20:22, 17:18).

Kjo është fitorja e tretë e “Vreshtarëve” në po aq ndeshje të zhvillua këtë edicion kundër Prishtinës.

Më të dalluarit te Rahoveci ishin Darell Davis me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Alban Veseli me 15 pikë dhe 10 kërcime, kurse te Prishtina më i miri në parket ishte debutuesi Jordan Johnson me 22 pikë.

Rahoveci tani ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina 13 fitore dhe katër humbje.