75 Mall Live Search
22:37 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rahoveci mposhtet me 25 pikë dallim në Europe Cup

Rahoveci në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues drejt FIBA Europe Cup, u mposht me rezultat 73-98 nga skuadra rumune Cluj.

Skuadra rumune që nga fillimi i ndeshjes e shfrytëzoi përvojën e saj dhe kështu e kapi avantazhin për ndeshjen e dytë kthyese.

Te Cluji më i miri ishte Donatas Tarolis me 20 pikë e 9 kërcime, derisa te vreshtarët më i dalluari ishte kroati Jure Gunjina me 18 pikë.

Ndeshja kthyese do të luhet më 9 tetor në Rumani, ku Rahovecit i duhet fitorja me 26 pikë epërsi për kalim në raundin tjetër.