75 Mall Live Search
09:44 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Rahoveci po planifikon të behet me shesh

Komuna e Rahovecit mbetet ndër komunat e pakta që ende nuk ka një shesh qendror të qytetit.

Drejtoria për Urbanizëm e kësaj Komune ka nisur planifikimin fillestar për projektimin e sheshit. Drejtori i kësaj drejtorie, Rumir Zhuniqi, me përkrahjen e kryetarit të komunës Smajl Latifi, tashmë kanë nisur konsultat e para me ekspertë të fushës, organizatat që merren me planifikim urban si dhe grupe të tjera të interesit për ta bashkëideuar sheshin e komunës.

Zhuniqi thotë se nga mesi i këtij viti të shpallim Konkursin Ndërkombëtar të Projektimit. Ai tregon pjesët që do të përfshihen në projektimin e sheshit.

“Pjesët e qytetit që do të përfshihen në konceptimin dhe projektimin e sheshit janë stadiumi i qytetit, lokacioni ku ka qenë Eko-Regjioni, tregu javor i qytetit, parku i qytetit dhe disa hapësira të tjera komunale përreth. Do të jemi të kujdesshëm, transparent dhe të hapur ndaj të gjitha propozimeve që projektimi të jetë sa më i mirë, në mënyrë që sheshi t’i përshtatet nevojave dhe interesave të qytetarëve të komunës së Rahovecit”, ka shkruar Zhuniqi në Facebook.

Ai ka thënë se synim i Komunës është që sheshi të jetë vendtakim i orfanizimeve të ndryshme dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim.

“Synimi ynë është që sheshi i qytetit të jetë vendi i takimit e organizimit të shumë nismave të reja të qytetarëve të komunës sonë. Duke punuar bashkë e me përkushtim, Rahovecit do t’i japim pamje të re, ndërsa qytetarëve më shumë hapësirë e mundësi. Sheshi është për të gjiithë, prandaj pres bashkëpunimin e secilit”, ka shkruar në fund Zhuniqi.