75 Mall Live Search
21:07 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rahoveci triumfon kundër Sigal Prishtinës

Ka filluar sezoni i ri në Super Ligën e Kosovës në basketboll, por për Sigal Prishtinën nuk ishte një fillim i mbarë.

Rahoveci arriti ta sigurojë fitoren me rezultatin 74-61, skuadra nga kryeqyteti synonte që mbrojtjen e titullit ta niste pikërisht me ndeshjen kundër Rahovecit, por kjo ndeshje nuk ju doli ashtu siç e kanë pritur.

Çereku i parë kishte përfunduar vetëm me tri pikë më shumë për Rahovecin kurse çerekun e dytë Rahoveci arriti që ta mbyll me 7 pikë më shumë ndërsa të tretin me 12 pikë më shumë se Sigal Prishtina./Indeksonline/.