Rainer Rudolph, ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë e ka konfirmuar se Rainer Rudolph do të jetë ambasadori i ri gjerman në Kosovë.
Kjo ambasadë ka bërë me dije për Kallxo… se ambasador i ri mandatin do ta fillojë në mes të muajit tetor.
Rudolph aktualisht është nënkryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC).
Ai do të jetë pasues i ambasadorit aktual Jorn Rohde. Ky i fundit në Kosovë ka arritur në verën e vitit 2020.