75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Raiola e dërgoi Haalandin në Dortmund për ta rritur, pastaj do ta transferojë te kjo skuadër

Erling Haalandi befasoi të gjithë kur vendosi të transferohet te Dortmundi edhe pse kishte oferta konkrete nga Manchester Unitedi dhe Juventusi.

Por plani për të duket të jetë afatgjatë dhe mirë i menduar, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave në Itali, agjenti i lojtarit Mino Raiola e ka transferuar 20- vjeçarin në Bundesligë për t’u rritur, por planet janë të transferohet te një skuadër e madhe.

Sipas tyre, Haalandi do qëndrojë te Dortmundi dy vjet dhe më pas t’i bashkohet Juventusit në Serien A.

Ky veprim u bë që norvegjezi të mos mbetet në hije të sulmueseve të mëdhenj dhe të rritet duke qenë startues. /IndeksOnline/