75 Mall Live Search
16:31 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Raiola i kishte premtuar Pogbas që do ta transferonte te skuadra spanjolle

Paul Pogba është një nga objektivët kryesorë të Real Madrid në merkaton e verës.

Presidenti i Realit, Florentino Perez i ka premtuar Zidanit përforcime të mëdha gjatë verës vetëm për ta bindur të kthehet, shkruan Indeksonline.

Pogba si duket është i bindur që të transferohet në La Liga dhe Bale mund të jetë një pjesë e pagesës për Manchester United.

Sipas raportimeve në Angli, në momentin kur Raiola e kishte transferuar në Manchester, i kishte premtuar atij se pas tre vitesh do ta transferoj në Spanjë.

Tashmë Reali do të mundohet me të gjitha forcat që të siguroj shërbimet e Pogbas. /IndeksOnline/