Raiola: Ja çfarë do të bëhet me Pogban
Paul Pogba nuk dëshiron qëndrimin te Manchester United dhe ka kërkuar të largohet, me Juventusin dhe Real Madridin të interesuar për të.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola shpreson që mesfushori dhe skuadra angleze shumë shpejtë të gjejnë një zgjidhje.
“Klubi ka njohur ndjenjat e tij për një kohë të gjatë . Është për të ardhur keq që njerëzit lejojnë vetën të kritikojnë, në mungesë të informacionit të saktë. Kam edhe keqardhje që klubi nuk merr asnjë qëndrim kundër kësaj. Shpresojmë se së shpejti do të ketë një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët“, ka thënë agjenti i lojtarit.
Pogba ka udhëtuar me skuadrën drejtë Australisë për tu përgatitur për parasezonin. /IndeksOnline/