Raiola merr një goditje të madhe para afatit kalimtar të verës
Super agjenti i disa prej futbollistëve të njohur në botë, Mino Raiola ka marrë një lajmë të hidhur nga Federata Italiane e Futbollit.
Agjenti italian është ndaluar të zhvilloj aktivitetet e tij për tre muaj, shkruan Indeksonline.
Raiola përfaqëson disa nga lojtarët kryesorë, duke përfshirë yllin e Manchester United Paul Pogba, mesfushori i Paris Saint-Germain Marco Verratti, portieri i Milanit Gianluigi Donnarumma, kapiteni i Ajax Matthijs de Ligt dhe sulmuesi i LA Galaxy Zlatan Ibrahimovic.

Megjithatë, ai u pezullua për tre muaj nga Komisioni i Prokurorëve Sportiv të FIGC të mërkurën, edhe pse asnjë arsye nuk u përcaktua në një deklaratë të shkurtër nga organi qeverisës.
Kushëriri i tij, Vincenzo Raiola, u ndalua për dy muaj.
Një nga klientët kryesorë të Mino Raiola, Pogba, është lidhur me një largim nga Old Trafford, ku Real Madrid mendohet si pretendentë të mundshëm. /IndeksOnline/
