75 Mall Live Search
16:19 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Raiola po “hakmerret” ndaj Manchesterit, do t’ia bllokoj disa transferime

Agjenti i futbollistëve, Mino Raiola ka nën menaxhim disa emra shumë të mëdhenj të futbollit botëror.

Së fundi ai e transferoi yllin norvegjez, Haaland nga Salzburgu te Borusia Dortmund, edhe pse për lojtarin kishte interesim edhe Manchester United.

Djajtë e Kuq nuk pranuan ta paguajnë italianin për transferimin dhe në këtë mënyrë ai e dërgoi lojtarin e tij në Bundesligë, shkruan Indeksonline.

Por tani Raiola mund të bllokoj edhe marrëveshjet tjera të Manchesterit.

Unitedi ka nën shënjestër lojtarë si, Marco Verratti, Gianluigi Donnarumma, Lorenzo Insigne, Blaise Mautidin dhe Alessio Romagnoli, të gjithë këta lojtarë menaxhon nga Raiola.

Ai ka nën menaxhim edhe yjet e Manchesterit, Jese Lingard dhe Paul Pogba që mund të largohet gjatë verës. /IndeksOnline/