Raiola: Sot s’do ta çoja asnjë lojtar në Manchester United, ata ta shkatërrojnë edhe Maradonën
Agjenti i njohur Mino Raiola është kthyer të komentoj cështjen e Paul Pogbas te Manchester United.
Raiola thotë se “zemra” e mesfushorit është me “Djajtë e Kuq” por ai shton se lojtari duhet të luaj në ndonjë ekip më kompetitiv.
Pogba, i cili u kthye në United nga Juventus në vitin 2016, pranoi në qershor se po mendonte të linte Old Trafford për një “sfidë të re”, ndërsa Raiola shtoi një muaj më vonë se ishte në proces të gjetjes së një klubi të ri për klientin e tij.
“Unë jam i shqetësuar për këtë për lojtarin tim. Unë nuk jam tifoz i Manchester United por kam një interes shumë të drejtpërdrejtë” deklaroi ai.
Tutje, Raiola lëshoi një deklaratë mjaft të rëndë për një klub si United duke thënë:
“Sot, asnjë lojtar nuk do ta çoja në Manchester United, ata do të kishin shkatërruar edhe Maradonan, Pelen & Maldinin. Paul Pogba ka nevojë për një ekip dhe një klub si sezonin e parë në Juventus.” /IndeksOnline/