Raiola tha se De Ligt pritet të largohet nga Juve, përgjigje epike e Allegrit

Agjenti i De Ligt, Mino Raiola ka thënë dje se lojtari i tij mund të largohet nga Juventusi. Në konferencën për media, Allegri i ka dhënë një përgjigje për këtë agjentit të futbollistit.
“Hapi i radhës për De Ligt? Do të jetë ndeshja e nesërme dhe shënimi i golit. Nuk e kam dëgjuar ende intervistën, por mund të them se De Ligt po rritet. Ai po bëhet i madh dhe do të bëhet edhe më i madh se që është” ka thënë trajneri italian.
Allegri ka thënë se për ndeshjen ndaj Cagliarit ka në dispozicion të njëjtit lojtarë që kishte në ndeshjen e fundit, në përjashtim të Cuadrados që është ende në dilemë./Indeksonline/