Raiola u takua sot me drejtuesit e Juventusit, këto ishin temat e diskutimit
Juventusi u takua me Mino Raiolan sot, dhe sipas mediave ky takim ndodhi për rinovimin e kontratës së Moise Kean, por edhe për Paul Pogba dhe Matthijs de Ligt.
Super agjenti ka raporte të mira me Juventusi, pasi ai e përfaqësoi zëvendës-presidentin, Pavel Nedved gjatë kohës kur ai ishte futbollist aktiv.
Siç raporton Sky Italia, drejtorët e Juventusit u takuan me Raiolan sot, derisa tema kryesore e takimit thuhet të jetë rinovimi i të riut, Kean, transmeton IndeksOnline.

Besohet se një marrëveshje në këtë aspekt, është afër, por është diskutuar edhe për të rinjët tjerë si Lucas Rosa.
Palët gjithashtu kanë diskutuar edhe për De Ligt, i cili së fundmi u shpallë ”Djaloshi i Artë”, por favorit për të është Barcelona.
Pogba gjithashtu ka qenë në agjendë, edhe pse Manchester Unitedi s’pritet ta shesë në janar./IndeksOnline/
