75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 22 Prill 2022 / k.v

Rajoni i Prishtinës/ Katër raste të dhunës në familje brenda ditës

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës. Tri raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë. Në të gjitha rastet viktimë janë femrat.

Njoftimi nga policia:

Prishtinë, 21.04.2022 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 21.04.2022 – 07:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj dhe e bija e tij, të dyshuarit kosovarë kanë ushtuar dhunë psiqike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë, 21.04.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 21.04.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.