Raka në fshatin Biçec: Problemet infrastrukturore, mungesa e ujit e kanalizimit do të jenë prioritare për ne

Sot, kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka, së bashku me deputetët Armend Muja dhe Milazim Salijaj, qëndruan për vizitë në fshatin Biçec ku u mirëpritën nga banorët e kësaj ane.
“Problemet infrastrukturore, mungesa e ujit e kanalizimit do të jenë prioritare për ne, duke premtuar zgjidhjen e tyre duke e bërë Biçecin një fshat zhvillimor në të gjitha fushat përkatëse.
Bashkë për ndryshim. Bashkë për qeverisje. Bashkë për BIÇECIN tonë!”, thuhet në njoftim.