13:41 / E Martë, 16 Janar 2024 / L K

Raketa ka goditur një anije tjetër në Detin e Kuq

Agjencia Britanike e Operacioneve të Tregtisë Detare (UKMTO) ka raportuar një incident të ri të rëndë në Detin e Kuq.

Kompania britanike e sigurisë detare Ambrey njoftoi se një anije mallrash me shumicë që lundronte nën flamurin e Maltës dhe në pronësi të Greqisë ishte goditur nga një raketë.

Deri më tani nuk dihet nëse ka ndonjë të vrarë apo të plagosur nga sulmi, si dhe shkalla e dëmeve./Indeksonline/