22:56 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Raketa ruse del jashtë kontrollit, po bie drejt Tokës

NASA po gjurmon një pjesë të raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë më 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit, raporton CNN.

Brenda 24 orëve pritet që një pjesë e raketës të bjerë në Tokë, por nuk dihet saktësisht. “Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por askush nuk mund të thotë ku saktëssht”- tha Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës.

Megjithatë, mes shkencëtarëve ka mendime se pjesa e raketës mund të bjerë në Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian, Meksikë dhe Teksas.

“Për të qenë i qartë, unë nuk e konsideroj këtë objekt si shumë të rrezikshëm”-shkroi McDoëell në Tëitter, ndërsa shtoi se megjithatë, “rreziku është real dhe nuk mund të injorohet”.

Shumica e pjesëve të raketës hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por ekziston mundësia që atë të depërtojnë dhe të shkaktojnë dëme të mundshme nëse bien në zona të banuara.

Në maj 2021, NASA kritikoi Kinën për dështimin e saj për të “përmbushur standardet ” pasi mbetjet nga një raketë që doli jashtë kontrollit ranë në Oqeanin Indian.