11:52 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Raketat e Koresë së Veriut do të jenë në gjendje të arrijnë në SHBA”

Koreja e Veriut ka thënë para ligjvënësve rusë se ka një raketë balistike me një distancë prej 3,000 kilometrash që do të mund të arrijë territorin e SHBA-së, njoftoi agjensia e lajmeve Interfax të martën.

Interfax citoi Anton Morozov, një ligjvënës dhe anëtar i dhomës së ulët të komitetit të çështjeve ndërkombëtare të parlamentit, i cili vizitoi Pyongyangin më 2-6 tetor, transmeton AktivPress.

Koreja e Veriut synon të rrisë gamën e raketave të saj balistike në 9,000 kilometra, dhe do të kenë kapacitet të arrijnë në SHBA, citohet të ketë thënë Morozov.

“Nuk është folur se kur do të ndodhë kjo”, tha ai./AktivPress