Rakici e përkthen Simicin në shqip: KFOR-i nuk kanë ardhur në veri për t’i hequr barrikadat

Ministri për Kthim dhe Komunitete i Republikës së Kosovës, Goran Rakic ka folur në gjuhën shqipe rreth pranisë së KFOR-it në veri të Kosovës ku është bërë bllokadë nga qytetarët serb për një javë për shkak të vendosjes së reciprocitetit me targa.
Ai ka përkthyer me pak fjalë intervistën e bashkpartiakut të tij, Igor Simic, ku ka thënë se Komandanti i KFOR-it i ka thënë se në veri kanë shkuar vetëm për ta monitoruar gjendjen dhe jo për t’i larguar barrierat.
“Komandanti i KFOR-it ka thënë se nuk jemi këtu për t’i larguar barrikadat me dhunë. Por kanë me ardhur këtu për të bërë monitorim 24 orë”, ka thënë Rakic.
Gjatë ditës së sotme ka pasur qarkullim të forcave të KFOR-it në Jarinje dhe Bërnjak. /IndeksOnline/