Rakiq në Serbi, i premtojnë ndërtimin e një ndërtese gjigante në Veri të Mitrovicës

Zëvendës kryeministri, njëherësh ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq po qëndron në Serbi.
Ai zhvilloi një takim në Beograd me nënkryetarin e Komunës së Beogradit, Goran Vesiq.
Në takim u deklarua se të gjitha projektet që qyteti i Beogradit i dha për komunat me shumicë serbe në Kosovë janë duke shkuar sipas planit.
Rakiq konfirmoi se mori premtimin për ndërtimin e një ndërtese moderne të quajtur “Beogradi 2”, e cila do të jetë në veri të Mitrovicës.
“…poashtu, ndërtimi i një pishine në Leposavic, por edhe të gjitha projektet e tjera tregojnë se qyteti i Beogradit dhe z.Vesic, edhe gjatë këtyre kohërave sfiduese kujdesen për serbët në Kosovë”, ka deklaruar zv/kryeministri. /Indeksonline/