Rakiqi përshëndet Hotin, ministrat dhe kryetarët e komunave në gjuhën shqipe

Është duke u zhvilluar takimi koordinues i Qeverisë së Kosovës me kryetarë komunash.
Në takimin e sotëm po diskutohet lidhur me situatën e krijuar nga virusi COVID-19, fillimin e vitit të ri shkollor si dhe mbështetjen financiare të Qeverisë për komunat.
Ministri i Pushtetit Lokal, njëherësh zv.kryeministër i vendit, Goran Rakiq, bëri hapjen e këtij takimi, transmeton Indeksonline.
Derisa Rakiqo po fliste para kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj,atij të Arsimit Ramë Likaj dhe kryetarëve të komunave në gjuhën serbe, ao i përshëndeti dhe në gjuhëm shqipe.
Rakiqi në të gjitha paraqitjet e tij publike më herët fliste vetëm në gjuhën serbe.
Videoja nga minuta 06:46./Indeksonline/