13:41 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rakitic drejt largimit nga Barcelona, kroati mbetet në Spanjë

Ai ishte lidhur me një kalim te Inter apo Juventus, por Ivan Rakitic mund të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.

Sipas “Mundo Deportivo” , mesfushori kroat ka pranuar transferimin te Sevilla, klub për të cilin ka luajtur dhe më parë (2011-2014).

Palët janë afër dhe Barcelona mund të pranojë gjithashtu ofertën e klubit andaluzian, për të shmangur humbjen e mesfushorit me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm