75 Mall Live Search
10:34 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / Gj Sh

Rakitic parashikon fitoren e Barcelonës në “El Clásico”

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka bërë parashikimin e tij për superpërballjen e fundjavës mes Real Madridit dhe Barcelonës, e njohur ndryshe si “El Clásico”.

Kroati, i cili ka qenë një nga mesfushorët më të rëndësishëm të Barcelonës gjatë viteve të arta, beson se katalanasit do të triumfojnë në këtë ndeshje të madhe, shkruan IndeksOnline.

Në një deklaratë të fundit, Rakitic është shprehur me bindje se ekipi i ish-klubit të tij do të dalë fitues nga “Santiago Bernabéu”.

“El Clásico do të përfundojë 2–3 për Barcelonën, me shumë gola dhe emocion.”, ka deklaruar Rakitic.

Sipas tij, të dy skuadrat do të japin maksimumin, por Barcelona ka potencialin për të kontrolluar lojën dhe për të marrë tre pikët.

“Këto ndeshje nuk janë si të tjerat, gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, besoj se Barcelona do të ketë më shumë dëshirë dhe energji për ta fituar.”, shtoi ish-mesfushori i blaugranëve.

Përballja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet të dielen nga ora 16:15 dhe, si gjithmonë, pritet të sjellë spektakël, gola dhe emocione të forta për tifozët në mbarë botën./IndeksOnline/