Rakitic tregon se a do të largohet nga Barcelona
Ivan Rakitic ka këmbëngulur që nuk po e mendon të largohet nga Barcelona edhe pse ka pasur spekulime të vazhdueshme për të ardhmen e tij.
31 vjeçari po mundohet ta fitojë vendin e tij te skuadra katalunase andaj edhe ka thënë se ai është i lumtur në këtë skuadër.
“Pyetja më e rëndësishme është nëse mund të luaj në Barcelonë. Nëse mund të luaj, jam i sigurt se Barcelona është vendi më i mirë për mua. Ne do të shohim se çfarë ndodh, por unë jam duke u përgatitur të kontribuoj sa më shumë që të jetë e mundur këtë vit” tha Rakitic.
“Unë kam qenë këtu për pesë vite e gjysmë dhe kam jetuar ditët e mia më të rëndësishme në Barcelonë. Jam i bindur që më e mira nuk ka ardhur akoma. Sigurisht, në futboll ju duhet të përgatiteni për çdo gjë, por ideja ime është të jem këtu. Jam shumë e lumtur dhe krenarë që jam këtu. Shumë gjëra kanë ndodhur që nuk mund të ndryshohen , por qëllimi im është të luaj”.
“Unë vij për tu stërvitur i lumtur, buzëqeshja është kthyer dhe unë dua të luaj. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të pasur besimin e klubit, trajnerëve, shokëve të ekipit dhe tifozëve”, u deklarua Rakitic./Indeksonline/.