75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rakitic zbarkon në Paris, shtohen zërat për një largim nga Barça

Ivan Rakitic, së bashku me familjen e tij kanë mbërritur në Paris, e kaq ka mjaftuar që të hapen diskutime të tjera për një largim të mundshëm të tij.

Kjo pasi drejtuesit e Barcelonës e kanë theksuar gjithmonë se do të mirëprisnin një ofertë për mesfushorin kroat, ndërsa nga ana tjetër, Paris Saint Germain po kërkon përforcime në këtë repart.

PSG dhe Barcelona janë në negociata edhe për kthimin në Katalunjë të brazilianit Neymar dhe mediat spanjolle kanë hedhur idenë e përfshirjes së Rakitiç, si pjesë e këtij operacioni.