Rakitici në Inter? – Flet agjenti i tij
Dejan Rakitic, vëllai dhe agjenti i mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic në një intervistë për ‘TMW’ ka treguar të ardhmen e kroatit.
“Sot është lehtë të sqarohet situata: Rakitici është shumë i lumtur në Barcelonë. Barça është njëri nga klubet më të mëdha në botë, Ivan është i lumtur të jetë pjesë e tyre. Inter? E ardhmja e tij, unë nuk e di.”, tha fillimisht Dejan.
“Ashtu siç thash, sot ai është i lumtur në Barcelonë dhe është i etur të sjellë edhe një trofe. E ardhja e Ivan është të përqëndrohet në finale dhe ta sjellë në shtëpi një trofe tjetër.”, përfundoi ai.
Mesfushori kroat është shumë i lidhur me një kalim tek gjiganti italian. Perfomanca e dobët kundër Liverpool-it ka bërë që ai të jetë në listën e largimeve të Barcelonës./Indeksonline/