Rakiticit i kërkohet nga Barcelona që të gjejë një tjetër klub
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i ka kërkuar Ivan Rakiticit të gjejë një klub të ri, pasi që nuk llogarit në të për sezonin e ardhshëm.
Kampionët e Spanjës po përpiqen akoma për ta transferuar Neymarin i cili ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta, përpara se të largohej nga Camp Nou në vitin 2017.
Rakitic ishte i domosdoshëm për Ernesto Valverde në një kohë, por ai tani i ka kërkuar futbollistit të kërkojë një klub të ri, sipas një raportimi të bërë nga Fox Sports, transmeton Indeksonline.
Paris Saint-Germain ishte përfolur me një transferim për Ivan Rakitic vitin e kaluar dhe me sa duket kishte ofruar 70 milionë euro për të.
Këtë herë, Interi ishte në kërkim të Rakitic, por ka rënë interesimi për të që prej më shumë se një muaji./Indeksonline/.