Rakitiq vendos të pensionohet nga futbolli

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij.
Këtë e bëri të ditur vetë Rakitiq, në një postim në Instagram, ku njoftoi botën e futbollit rreht vendimit të tij.
Rakitiq, në karrierën e tij luajti për skuadrat si Baseli, Schalke, Sevilla, Barcelona, Al-Shabab dhe së fundi te Hajduk Split.
Suksesin më të madh në karrierë e kishte në Spanjë ku fitoi 2 herë Europa League me Sevillën si dhe po ashtu ishte pjesë e asaj skuadre të Barcelonës që fitoi “Tripletën” , në vitin 2015 ku edhe shënoi në finale ndaj Juventusit.
Ai po ashtu kishte sukses edhe me Kroacinë, ku shkoj në finale të Botërorit në vitin 2018./IndeksOnline/