17:48 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rama akuza mediave: Një djalë e humbi babain për shkakun tuaj

Kreu i Qeverisë i referohet dëmeve që pësoi pak ditë më parë spitali i Durrësit, teksa vijon se një person u nxorr nga ky spital për shkak se në media u tha se rrezikon të shembet.

Në fakt situata në spitalin e Durrësit u pa se ishte e rënduar, dhe jo më kot u angazhua një grup i posaçëm për verifikim.

“Kam takuar një djalë që humbi babain për shkakun tuaj. Për shkak të mediave. Ishte duke vdekur në spitalin e Durrësit, u mbushën televizorët, po shembet spitali i Dutrrësit dhe e nxorrën babain.

Kjo është një papërgjegjshmëri e madhe, që në kushet e një situate të tillë njerëzit kanë nevojë për tu trajtuar me kujdes. Kjo është kriminale.

Është revoltuese, të marrin vrapin njerëzit dhe ta shohin shtëpinë si varr”, tha Rama.

Rama në bashkinë Durrës

Rama në bashkinë Durrës

Publiée par Ora News sur Lundi 2 décembre 2019