Rama akuzë të rënda ndaj Berishës, Metës dhe Bashës: Votuat Raportin e Dick Martyt!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar rivalët e tij politik në Shqipëri rreth Raportit të Dick Martyt, që si rjedhojë e formoi Gjykatën Speciale.
Sipas tij, Berisha, Meta dhe Basha janë të lidhur direkt rreth votës pro në Këshillin e Evropës

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS”, ka shkruar ai. /Indeksonline/