13:01 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Edi Rama mbërriti në Prishtinë, pas pak nis takimet zyrtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka arritur në Kosovë. .

Ardhja e Ramës po përcillet nga Policia e Kosovës si edhe nga Mbrojtja e Afërme, teksa gjatë dy ditëve ai do të ketë takime nga më të ndryshmet, raporton Indeksonline.

Me të arritur në Kosovë, Rama do të zhvillojë një takim me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke vazhduar më pas takimin me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në orën 15:00.

Nga ora 16:00, Rama do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në orën 18:00 kryetarin e PDK-së Kadri Veseli si dhe në fund të ditës në orën 18:50 edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Duhet përkujtuar që të enjten e kaluar Rama mbajti një fjalim mjaft të zëshëm në Kuvendin e Shqipërisë, ku foli për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët të cilët shumë prej tyre janë edhe figura të rëndësishme politike e udhëheqëse ndër vite në Kosovë./Indeksonline/