75 Mall Live Search
12:38 / E Diele, 09 Janar 2022 / MSH

Rama: Basha e Berisha ishin gati të sakrifikonin njerëz për të mbajtur “kështjellën”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e së dielës një bashkëbisedim me demokratët pas protestës së 8 janarit, i bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk janë më të denjë për t’i drejtuar të djathtët.

Kreu i qeverisë akuzoi kreun aktual të PD dhe liderin historik Sali Berisha se duke “luajtur njëri në mbrojtje dhe tjetri në sulm ishin gati të sakrifikonin demokratë për të mbajtur kështjellën”.

“Dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Ky është një shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD, si parti por dëmton institucionin demokratik të opozitës. Këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Asnjëri, as tjetri nuk janë zgjedhja ime. Këta të dy janë njëri të ndarë në dy pasqyra. Ngjarja mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe për Shqipërinë. Dy kufoma politike që e kanë marrë peng atë parti. Ishin të gatshëm ta luanin deri në fund lojën e mbrojtjes apo mbajtjes së kështjellës me gjakun e demokratëve.  Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz”, ka thënë Rama.