Rama-Basha “përballen” në gjykatë, nis seanca e padisë për shpifje
Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca e padisë për shpifje e kryeministrit Rama ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Padia për shpifje e Ramës ndaj Bashës po shqyrtohet nga gjyqtari Flamur Kapllani.
Ora News raporton se në seancë të pranishëm janë avokatët e të dyja palëve.
Kryeministri Rama e akuzon Bashën për shpifje për disa deklarata publike në adresë të tij.