17:14 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rama batuta me banorët: Pastruam kanalet, s’u përmbytët. Shqipërinë s’e kemi ‘Ferrari’

Kryeministri Rama është ndalur në zonën e Kutallisë pasditen e se dielës, një pikë strategjike për eksportet bujqësore ku qytetaret i janë përkushtuar prodhimit të tokës dhe sipas Rames, kjo bën qe ata të meritojnë shume me shume nga sa është bere deri me tani, si ne infrastrukture, edhe ne subvencsione.

“Këtë herë, falë investimeve mbrojtëse të lumit dhe punës së jashtëzakonshme në pastrimin e sistemimin e kanaleve kulluese, nuk kanë dëme në fushat e tyre prodhuese, u shpreh Rama teksa takoi banoret me të cilët shkëmbeu edhe shume batuta.

Pyetjeve te banoreve si për rrugën ashtu edhe për subvencionet Rama iu përgjigj me kërkesën për të qene te duruar pasi me fillimin e zbatimit te buxhetit te vitit 2018 qe u miratua dy jave me pare do te nisin investimet. “Shqipërinë s’e kemi ‘Ferrari’, e kemi Fiat Punto’, te vogël, avash avash’, iu tha Rama banoreve. Teksa njeri e ngacmoi për kreun e opozitës Lulzim Basha, Rama i tha: “Po ç’ke me Lulin, Lulin e kemi djalë te mire, po është pak i vogël, do rritet”.

Kryeministri Edi Rama pas Urës Vajgurore ndodhet në Berat për të monitoruar nga afër situatën në Berat. Prurja e lumit u përballua me sukses falë rilindjes Urbane shkruan Rama krahas video së publikuar gjatë takimit me banorët.

Rama ndaloi në vendstrehimin e familjeve të strehuar pas evakuimit ku bisedoi me një prej tyre për situatën dhe për gatishmërinë e forcave speciale të shpëtimit.

“U mërzitën nga kjo që ndodh? Ju kanë pritur mirë, ju kanë ndihmuar. Do ta kalojmë edhe këtë”, tha Rama.

“O flori, të dhëntë zoti ymër”, Rama takim me banorët në Urën Vajgurore Kryeministri Edi Rama ndodhet në “Urën Vajgurore” për të monitoruar nga afër situatën pas përmbytjeve. I shoqëruar nga ministri Klosi, deputetja e PD Felaj dhe kreyebashkiakja Memaj, kanë parë vijën përgjatë lumit në të cilën është investuar.

Banorë të zonës, kanë falenderuar për investimet e bëra, falë të cilave u mbrojtën nga dalja e lumit.

“O Flori! Të dhëntë zoti ymër! Faleminderit nga zemra!”, dëgjohen banorët ti thonë kryeministrit.

“Do vazhdojmë të identifikojmë të gjitha pikat e dobëta të kategorisë së dytë, dhe të vazhdojmë të ndërhyjmë në mënyrë të aftësisë mbrojtëse, edhe pse mund të ketë raste kur do të jetë e vështirë. Në 2015 kemi kaluar një situatë katastrofike.

Sot fshatrat nuk janë përmbytur falë investimeve tona.