Rama bën ndryshime në qarqe, në Tiranë pritet të caktohet Spiropali dhe Gjiknuri – Shalsi ikën nga Kukësi
Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen e kësaj të shtunë, pritet të sjellë edhe disa ndryshime në qarqe nga kryeministri Edi Rama.
Top Channel mëson se Rama pritet të ndërmarrë disa ndryshime drejtuesish politik në qarqe.
Elisa Spiropali do t’i caktohet në detyrë një nga njësitë në kryeqytet. Po ashtu edhe Eduart Shalsi dhe Damian Gjiknuri, do të kenë detyra në kryeqytet.

