23:08 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / MSH

Rama bën thirrje për protestën e nesërme: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Pavarësisht se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është deklaruar pro pjesëmarrjes në Marshin për Drejtësi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka mbështetur këtë marsh që do të mbahet nesër, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po mbahen në Hagë.

Rama përmes një shkrimi në Facebook tha se nesër do të Marshojnë për Drejtësi, pasi Lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.