Rama betohet të martën në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Përparim Rama zyrtarisht mandatin e ri e nis më 9 dhjetor si kryetar i kryeqyteti.
Ai do të japë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të mbahet të martën me fillim nga ora 10:00.
Përveç tij, betimin do ta japin edhe anëtarët e tjerë të Kuvendit Komunal.
Rama fitoi zgjedhjet lokale në kryeqytet duke mundur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çekun.

