75 Mall Live Search
12:48 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / S Z

Rama: Bujar Gashi përbën aset të rëndësishëm për LDK-në dhe Kuvendin

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se kandidati për deputet i LDK-së Bujar Gashi përfaqëson profilin e profesionistit me formim akademik, përvojë të gjatë institucionale dhe angazhim të dëshmuar në shërbim publik.

Ndërsa ka thënë se kontributi i tij në shëndetësi dhe menaxhim publik reflekton qasje të bazuar në dije, përgjegjësi dhe etikë profesionale.

Ndërsa ka thënë se Gashi përbën një aset të rëndësishëm për LDK-në dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës

“Në kontekstin e nevojës për vendimmarrje të informuar dhe përfaqësim serioz, ai përbën një aset të rëndësishëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rama./Indeksonline/.