75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 25 Prill 2021 / OSH

Rama: Çdonjëri të votojë i lirë, Shqipëria të dalë kryelartë

Kandidati për kryeministër, Edi Rama ka ardhur me një mesazh për qytetarët e Shqipërisë që do të votojnë sot për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme.

Sipas kreut të qeverisë, kjo është një mundësi për shqiptarët të tregojnë një sjellje shembullore, që vendi ynë të dalë me kokën lart nga ky proces.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë.

/Indeksonline/