Rama: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së hënës, ka postuar në Facebook videon e shembjes së një godine pa leje me lëndë plasëse.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, lexohet në postimin e Edi Ramës.
Theksojmë se ashtu siç ishte planifikuar, IKMT-ja ka kryer shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.
Për prishjen e këtij objekti u hapën 410 furnela, u shtrinë 1 100 metra linearë fitil detonues dhe u vendosën 32 kilogramë lëndë plasëse./Indeksonline/