12:47 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / k.v

Rama e Abdixhiku e pinë kafen e mëngjes në sheshin ‘Skenderbeu’

Mëngjesin e sotëm, para se të nisej për në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka vendosur të pijë kafe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ky i fundit ka postuar një foto me Ramën duke thënë se kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit ‘Skenderbeu’.

“Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku./IndeksOnline/