75 Mall Live Search
08:08 / E Martë, 01 Prill 2025 / Z S

Rama e Brestovci vizitojnë Qendrën për trajtimin e qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci,  gjatë ditës së sotme do të vizitojnë Qendrën për trajtimin e qenve endacakë.

Të dy së bashku gjatë kësaj vizite do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të.

Kjo ngjarje pritet të ndodhë në orën 10:00.

Theksojmë se Qendra për trajtimin e qenve endacak është hapur, më 11 shtator të vitit të kaluar.

Kjo qendër është e pajisur me teknologji moderne dhe ka një staf të specializuar që përfshin një veterinar dhe dy teknikë veterinarie.

Qentë do të trajtohen falas gjatë gjithë jetës së tyre për ata që adoptohen dhe çdo pronar i qenit të adoptuar do të marrë 50 euro në muaj./Indeksonline/