75 Mall Live Search
19:11 / E Diele, 12 Tetor 2025 / b l

Rama e Çeku në balotazh në Prishtinë

UBO Consulting në bashkëpunim me RTV Dukagjini ka prezantuar EXIT POLL-in për komunën e Prishtinës.

Sipas këtij EXIT POLL-i kandidat i LDK-së, Përparim Rama ka fituar 34%, ndërsa Hajrulla Çeku i VV-së 32%.

Kësisoj në këtë komunë balotazhi, sipas kësaj matje do të zhvillohet mes Ramës e Çekut.

Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas të dhënave të fundit, pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë e lartë.

/IndeksOnline/