75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Rama e paditi Haradinajn, kjo është përgjigja e tij

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me atë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar padi kundër tij në Gjykatë.

Haradinaj tha se sipas ligjit, do të përgatis përgjigjet në padi, në afatet e përcaktuara ligjore, shkruan Indeksonline.

Madje ai tha se padia e kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ik përgjegjësisë.

Ndryshe me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet  e tij ndaj kryeministrit shqiptar, ai kërkon kompensim të dëmit.

Padia e tij përmban mbi 30 faqe, ndër të cilat thuhet se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratën e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH