Rama e pret një shirit në Prishtinë, lëshohet për qarkullim një rrugë në Veternik

Është bëre përurimi i rrugës “Nekibe Kelmendi”, në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Përurimi është bërë nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe drejtori i Investimeve Kapitale në këtë komunë, Krenar Xhaferi.
Me përfundimin e saj, kjo rrugë do të ofrojë një qasje më të lehtë, jo vetëm për banorët e lagjes, por për të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë pjesë të Prishtinës.
Kujtojmë, se kjo rrugë ka qenë e mbyllur për disa muaj, si shkak i punimeve, përcjell IndeksOnline.