75 Mall Live Search
12:56 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / b l

Rama: E quajtën tradhtar Naon për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kujtuar ish-kryeministrin Fatos Nano dhe rolin e tij përgjatë viteve ’90 dhe 2000.

Rama përmendi se si për Nanon, tani që vdiq, po shkruajnë edhe kundërshtarë të tij që në raste të caktuara i dhanë edhe epitetin e tradhtarit.

Edi Rama: Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar.

Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike.

PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.