75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / A. M.

Rama e sheh të rrezikshme zgjidhjen e problemeve të Ballkanit me “çelësa magjik”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se konfliktet e vendeve të Ballkanit duhet të zgjidhen me kujdes. Këto deklarata, numri një i Shqipërisë i dha në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Konfliktet duan kohën e tyre për tu zgjidhur. Çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjik që i hapin dyert e së ardhmes me një të rënë të lapsit, qon vetëm në atë që kemi parë në të shkuarën e Ballkanit dhe s’duhet të përsëritet kurrë”, është shprehur ai.

Sipas Ramës, Shengeni rajonal është një vizion dhe projekt i përfaqësuar plotësisht nga BE-ja, i mbështetur plotësisht nga Komisioni Evropian. Ai theksoi se ka shumë mundësi që të shfrytëzohet maksimalisht ky projekt, transmeton Indeksonline

“… saqë është gjynah që të humbasim kohë të çmuara të krijojmë historia që s’na qojnë asgjëkund. Nuk shof asnjë mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike me problemet që duhet zgjidhen me shumë durim në rajon. Por jam i bindur që  sa më shumë ta përmirësojmë atmosferën ekonomike, sociale, fqinjësore mes vendeve, aq më shumë krijojmë kushte që edhe mosdakorsit e mëdha të trajtohen në mënyrë civile, evropiane dhe produktive”, ka deklaruar ai.

Më tej, kryeministri theksoi se konfliktet jo produktive kanë lënë mbrapa vendet e Ballkanit.

“Ne duhet të evropianizohemi dhe nuk duhet të ri-ballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës midis ballkanizimit dhe evropianizimit. Lë të fokusohemi tek gjërat që kanë lidhje drejtpërdrejt me jetën e njerëzve, jetën e popujve tanë, të ardhmen e vendeve tona”, është shprehur ai. /Indeksonline/